DOSJA/ Samir Mane dhe Armando Duka i luten Monika Kryemadhit për PLUS-in, gruaja e “shefit” u shërbeu të gjithëve përmes Piro Xhixhos, takimi i famshëm te PADAM
Dosja e çiftit Kryemadhi, vazhdon të nxjerrë në skenë lidhjen dhe bashkëpunimin që kishin me njëri-tjetrin, politikanë, drejtorë e biznesmenë.
Në këtë pjesë të zbardhur të dosjes, Gazeta Korrieri hedh dritë se si Ilir dhe Monika Kryemadhi, përmes drejtorit të AKEP, Pirro Xhixho ( aktualisht në masën “Detyrim Paraqitje) dhe influencën që kishin tek ky i fundit dhe disa drejtues të kompanive si Samir Mane, Armando Duka etj.
Kjo ndërhyrje u bë në vitin 2014 dhe qëllimi ishte që kompania UNIFI e Adrian Shatku të bënte shërbimin e interkonjeksionit edhe me kompaninë e Plus, siç do ta bënte më vonë për Vodafone, siç ka raportuar gjerësisht Gazeta Korrieri.
Në fillim të vitit 2014 vërehen takime të vrullshme mes Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos, Ilir Metës dhe Samir Manes.
Më poshtë Korrieri sjell pjesë nga dosja që vërteton dhe sqaron lidhjen dhe se si bëheshin ndërhyrjet dhe bisedat për të shpëtuar “PLUS” e Samir Manes e Armando Dukës.
ZBARDHJE NGA DOSJA:
Ne daten 21 Nentor 2023 ne zbatim te vendimit Nr. 469 date 19 Nentor 2023, GJKKO ka bërë kontrollin e baneses së nënës së Kryemadhit, duke sekuestruar disa telefona celuar. Nga telefoni eshte zbuluar se në periudhën kohore 2013-2014, Monika Kryemadhi ka bërë biseda me disa persona, midis tyre Saimir Mane dhe Eva Mane. Rezulton se Monika ne shume raste ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashkeshorte e Ilir Meta, per te zgjidhur probleme te ndryshme ge Samir Mane ka patur ne lidhje me biznesin e tij. Kjo gjë është kuptuar dhe në bisedat e Kryemadhit me Adrian Shatkun, të ruajtur si Adi Amerik.
Piro Xhixho ka qënë i regjistruar me emin Pirro, Elona Guri e regjistruar ne telefon me emrin Elona Club dhe Ilir Meta i regjistruar ne telefon me emrin Zemra Ime.
Në datën 25 Nentor 2013, është kryer një bisedë midis Xhixhos, për disa dokumenta që duhet të plotësonte Mane, për një kontratë Vodafoni
Pirro i përgjigjet: “duhet te krijohet nje kompani ne QKR, merr nje certifikate registrim aktiviteti”, më pas kërkon dhe plotëson dosjen teknike dhe marreveshjen me operatorët nderkombetare.
Duhet te marrin nga ne (AKEP) nje certifikatë registrimi dhe nje sinjalizimi ISPC”-mbyllet biseda.
Në një tjetër faqe të dosjes shkruhet se nga një marrveshje do të imprtoheshin impulse telefonike. Piro Xhixho ka deklaruar se e njihte shtetasin Adrian Shatku dhe kishte dijeni se kompania e tij kishte marreveshje interkoneksioni me kompanine AMC. Ndërkohë me Ilir Metaj, është njohur kur ky i fundit ishte Kryeminister dhe Piro u caktua anëtar i grupit te punes se privatizimit te AMC-se dhe dhenies se licenses per kompanine Vodafone Al.
Ne vitin 2009, me propozim te partise LSI është zgjedhur kryetar i AKEP-it, pozicion te cilin e ka mbajtur deri ne Prill 2013, kohe kur eshte shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Sali Berisha. Ne muajin Tetor 2013, perseri me propozim te LSI-se, eshte rikthyer ne detyre nga kryeministri Edi Rama.
Sa i takon mardhënieve me Kryemadhin, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte jo më shumë se disa herë, kishin konsumuar kafe rastësisht,si dhe mund te kishte kryer biseda telefonike per ndonje punesim ne AKEP. Teksa ka mohuar vazhdimin e raporteve lidhur me veprimtarine e AKEP-it, apo takime qe ai zhvillonte me ministrat.
Në mesazhin e datës 25 Nëntor, Xhixho ka deklaruar se ishte për disa dokumenta të Manes dhe V H, për një kompani e cila so te bente trafikim te thirjeve telefonike. Ne daten 02 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i kerkon Adrian Shatkut qe te sjelle impulse te Vodafoni per Zamirin dhe V, por s’duhet ta dije njeri.
BISEDË
Monika i kerkon që Adriani te bere marreveshje me Zamirin duke i shkruar -” ti bej dill me Zamirin”.
Adriani i pergjigjet: -” Mos duhet ti ndihmojme per ti instaluar sepse s’kane se kush por kur te vish ne Paris, flasim”.
Monika i thote se “Do bejne nje kontrate 4 vjecare por mos e diskuto me njeri”.
Po aty, Monika Kryemadhit i shkruan Adrianit: “Neser lidhu me zamirin, thuaj me tha Mona si e mendon ai pyete? Degjoje dhe pastaj veprojme”.
Ne daten 03 Dhjetor 2013 Adrian Shatku i shkruan Monikes:
“Me Jaliman do to mar nesër. Fola me Zamirin do t’i nis nje email sot. Ne Parim jemi ok. Me konfirmo me 9 ne Paris? Thx”.
VAZHDIM BISEDE
Ne daten 12 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i shkruan Piro Xhixhos se eshte me V.
Piro i pergjigjet “Veshtire me fol. Ose mbaro dhe e leme kur te jesh vetem”.
Ne daten 31 Janar 2014, Piro Xhixho njofton Moniken se Zamiri i ka kerkuar takim dhe e pyet nêse ajo kishte dijeni. Pas nje ore e 25 minutave, Piro i shkruan perseri Monikes duke i thene
-“Mona pershendetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç me the ti, kerkon bashkepunim. Ka marre mandat per te mbyllur problemet. Me tha ti mik na i ke fajin, vetem be çfare mundesh. I thashe do me kini ne krah per sa mundem. Me respekt Piro”.
Ne datën 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho i shkruan Monika Kryemadhit: “Mona mirêmbrema. Sot me erdhi Zamiri dhe me thoshte per takimin me te madhin. Isha dhe me Milenen paradite. Kur te kesh kohe takohemi. Me respekt Piro”.
I pyetur per arsyen se perse e ka informuar Moniken per takimin që kishte zhvilluar me
Samir Manen ne daten 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho deklaroi se ka qene Monika ajo qẽ e ka derguar Samirin që ta takonte dhe pas takimit me Samirin, per korrektesi i ka shkruajtur Monikes një mesazh.
Lidhur me arsyen se perse e informoi Moniken per takimin qe kishte zhvilluar me ministren Milena Harito, Piro Xhixho deklaroi se nuk e mbante mend arsyen.
Ne daten 17 Prill, Samir Mane eshte takuar me Monika Kryemadhin ne nje lokal afer qendres tregtare Coin.
Ne datën 18 Prill 2014, Piro Xhixho informon Monika Kryemadhin lidhur me nje sms qê i ka derguar një person i quajtur Duka, tekstin e plote te te cilit ia dörgon Monikes:
-“Piro mbrema! Ne tatimet e Tiranës na kane blokuar rikthimin e ish per arsye te borxhit që i kemi AKEP. Per çudi ne te njejten dite na ka ardh nje proposim diskriminues nga VE, dhe nje
shantazh nga RB. Duhet patjeter ta varrosni kete muaj Plus?! Besoj se pronaret e Plus do jetojne edhe pas ketij muaji.”
Monika i pergiigiet;-As mos e vrit fare, do ket qenë tap. Takohemi neser
Ne lidhje me kete bisede, Piro Xhixho deklaron se behej fjale per nje sms që Armand Duka i kishte dërguar atij per kompanine Plus. Sipas deklaruesit, Samir Mane dhe Armando Duka shkonin te Monika dhe i kerkonin qe ajo te nderhynte te Piro per te zgjidhur problemet e kompanise Plus. Samiri dhe Armando fajesonin Piro Xhixhon dhe AKEP-in dhe sipas deklaruesit, i ankoheshin Monikes se ai nuk donte ti ndihmonte.
Ne datën 21 Prill 2014, Samir Mane eshte takuar me Monika Kryemadhin tek restorant Padam. Ne datën 30 Prill 2014, Samiri e fton Monikën dhe Ilirin per darke me S. Ne datën 05 Maj 2014, Samiri i shkruan Monikes lidhur me takimin me arkitektin.
Samir- Si je, R me thote ge te takoj me ate arkitektin sot ne 4, po ti mik je me the. Si te bejme?
Monika- S’ka gjë, mbaro punêt e tua se flasim pastaj
Samir- Ok mund te vije nje dite tjeter ose shkon ti me Even nje dite ne Milano.
Ne daten 08 Korrik 2014, Piro Xhixho, i shkruan Monikes se kishte folur me shefin lidhur me “shoket”e Plus-it. Mesazhi i plote ishte si vijon: -“Mona mirembrêma. Uroj te jesh mire. Para ca ditesh takova Shefin per ata shoket që janë te Plus. Takova dhe nje nga ata keto dite. I thashe Shefit që do flas me ty pêr sa do mendoj. Po ke kohe une vi te takoj kur te mundesh te bisedojmë çfare mund te bejme. Te uroj giithe te mirat. Me respekt Piro”.
Ne lidhje me kete mesazh, Piro Xhixho ka deklaruar se personi te cilin e quan “Shefi” eshte shtetasi Ilir Metaj, me te cilin kane biseduar lidhur me problemet e kompanise Plus dhe zgjidhjen që mund t’i jepej problemit. I pyetur per arsyen se përse komunikonte me Monika
Kryemadhin per te zgjidhur problemet e kompanise telefonike PLUS, Piro Xhixho deklaroi se ai nuk e dinte arsyen por shtoi se Monika nuk ka qenë anjehere e pranishme nê bisedat që jane zhvilluar me perfaqesues te kompanise Plus.
Ne daten 15 Korrik 2014, Piro i shkruan Monikes se e ka telefonuar shefi lidhur me problemet e Samirit dhe i kerkon që Monika ta sqaroje shefin qê e kane lënë te bisedojne se bashku.
Mesazhi i plote eshte si vijon:
Piro– Mona mirembrema. Uroj te jeni mire. Me morri tani shefi per ate problemin e Samirit. Po ke kohe takohemi këto dite. Sqaroje po deshe dhe shefin që e kemi lënë bashke te bisedojme. Me respekt Piro.
Monika– Po cfare do ai se se mbaj mend
Piro- Po ato që mbas mbylljes duan te shohin cfare te bejne per veten keta te tre.
Monika- E flasim neser po ti s’ke cbën
Piro– Po flasim se ti e di vete cfarë t themi
Lidhur me këtë mesazh, Piro Xhixho deklaron se personi i permendur si “shefi” eshte Ilir Metaj i cili e ka telefonuar per cështjen e kompanise Plus qe Samir Mane kishte prezantuar te Iliri.
Ne daten 23 Korrik 2014, Piro Xhixho e ka informuar Monika Kryemadhin lidhur me takimet që do te zhvillonte me ministrat Arben Ahmetaj dhe Milena Harito lidhur me licensen e AMC dhe ne daten 24 Korrik i ka kerkuar Monikes qe te takoheshin per ta informuar per komentet e takimit. I pyetur per arsyen qe Piro Xhixho e mban te informuar Moniken lidhur me takimet qe ai ka zhvilluar me ministrat, Piro deklaron se nuk e mbante mend arsyen pse e ka shkruajtur mesazhin por shtoi se nuk e kishte takuar Monika Kryemadhin.
Ne daten 25 Korrik 2014, Pirro i dergon Monikes sms ku e sqaron se i nisi me email komentin per letren e Albtelekomit (Email -i ashte gjetur i plote ne memorien e telefonit)
Piro- Mona miremëngies. Ju nisa me e-mail komentin per ate te Shefit.. Duhet ta dine se fale jush morrën te giithe nje zgjidhje te mire. Gjithesesi per cdo gjë kur le keni mundesi flasim. Me respekt Piro Xhixho. / Korrieri
Armando Duka Samir Mane