Gazetari Mero Baze, ka reaguar sërish për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës e cila do jetë, qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës”.
Baze ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Berisha duke i kujtuar se: Kullën nuk e lëviz dot nga qendra as Shkëlzenin nga shtëpia e Shtufit as faturat e klinikës tënde.
Sipas gazetari të vetmen gjë që mund të bëj Berisha është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg.
Postimi i gazetarit:
Saleh!
Kullën nuk e lëviz dot nga qendra as Shkëlzenin nga shtëpia e Shtufit as faturat e klinikës tënde në vjen nga ortaku kullës që ty nuk ta mban ti bësh publike.
Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg.
Kujtojmë se ndërtimi i gradaçelës në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike.
Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime?
Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri Rama e drejtues të tjerë të institucioneve.
Mes të pranishmëve, në rresht të parë pas jurisë, në ceremoni u shfaq edhe Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimja i Red Bull’, biznesmen i famshëm në Tiranë. Ai shfaqet i kënaqur dhe duke duartrokitur në momentin kur projekti triumfoi mes 5 kompanish në garë.
Është shumë e paqartë roli i Agim Zeqos në të gjithë këtë projekt, që zyrtarisht me letra po ndërtohet nga Nova Construction 2012, ku Ilir Shtufi, rezulton pronar 91% të aksioneve të kompanisë.
Ndërsa ka pasur indicie se ‘Gimi i Red Bull’ i konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’ ka pasur indicie që ka ndërtuar në më shumë se një rast pallate në Tiranë së bashku me Ilir Shtufin.
Një fakt tjetër interesant dhe që Berisha nuk mund ta fshehë edhe pse përpiqet, është se Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me vilen në pronësi të Ilir Shtufit ku jeton pikërisht Shkëlzen Berisha, djali i ish Kryeministrit Berisha, për të cilin ka gjithnjë e më shumë deklarata se është ai pronari i vërtetë i kullës.
Pra komshinjtë e luksit Berisha, Zeqo dhe Shtufi në një mënyrë apo tjetër janë të tre të lidhur me ‘Malin e Tiranës’.