Korrieri zbardh detaje të tjera nga dosja e vendimit të GJKKO-së që firmosi urdhëarrestin e kërkuar nga SPAK për Ilir Metën të cilin e heton për akuzën e pastrimit të parave, korrupsin pasiv dhe fshehje të pasurisë.
Në faqen 24 të dosjes së SPAK Elvis Mataj ka deklaruar se “Meta kerkonte nga Kastriot Ismailaj dhe nga Cez një shume prej 10.000.000 euro”Në dosje thuhet se deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, ka përfituar sipas Spak rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.
Ne dosje e Spak shkruhet se “në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Hetimi ka provuar gjithshtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut. /Korrieri