![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_6850.png)
Si ish President i vendit, Ilir Meta duhet të lëvizë gjithmonë me një shoqërues të Gardës së Republikës. Por, disa muaj më parë, vetë Ilir Meta vendosi të largojë truprojën e caktuar nga Garda me arsyetimin se ai e spiunonte te Edi Rama.
Kjo është arsyeja se përse në momentin e arrestimit, Ilir Meta ndodhej në automjet vetëm me shoferin e tij personal dhe pa një shoqërues të Gardës së Republikës.
Megjithatë, procedurialisht punonjësi i Gardës në çdo rast nuk do të mund të shmangte dot arrestimin, por mund të kishte shmangur skenën kur agjentët e BKH-së tërheqin me forcë kreun e Partisë së Lirisë duke e nxjerrë nga makina.
Nëse do të kishte pasur truprojën e Gardës së Republikës, procedura mund të kishte qenë krejt ndryshe, pasi agjentët e BKH-së më së pari do të duhej të komunikonin me punonjësin e gardës dhe ky i fundit me eprorët e tij dhe me vetë Ilir Metën për t’i komunikuar masën e arrestit.