Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni policor me urdhër të SPAK.
Gazeta Korrieri mëson ekskluzivisht së bashku me Çyrbjen janë vënë në pranga edhe disa persona të tjerë, në qytetin e Durrësit.
Kujtojmë se Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit, para zgjedhjes si deputet në vitin 2021.
Çyrbja u thirr pak ditë më parë në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u morr në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021.