![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1729354990xcover-5-web-969.png)
Ministri i Financave Petrit Malaj ka pezulluar në qeveri miratimin e ligjit për rivlerësimin e pronave. Edhe pse drafti për të ulur tatim fitimin kapital në rastin e shitblerjes së pronave kishte marrë publikisht aprovimin e kryeministrit Edi Rama, kreu i financave e ka bllokuar atë me justifikimin se projektligji mori shumë kohë dhe tashmë duhet të lidhet me çmimet e referencave në të gjithë Shqipërinë.
Kapitali ka mësuar se falë instistimit të Malajt, qeveria ka vendosur që miratimi i ligjit të shtyhet për në janar të vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Financave, taksa e rivlerësimit do të miratohet pas rritjes së çmimeve të referencës në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Financave po punon për hartën e re të çmimeve të referencës, e cila do të sjellë rritje të ndjeshme të referencave në të gjithë territorin, por veçanërisht në zonat bregdetare.