Një djalë 10-vjeçar vdiq pasi u rrëzua përtokë gjatë kohës që ai ishte në shkollë në Quarto (Napoli).
Sipas mediave italiane, djali i vogël humbi ndjenjat gjatë orës së pushimit të gjatë.
Përpjekjet e stafit shkollor për ta rikthyer në jetë rezultuan të kota.
Në trupin e viktimës do të bëhet autopsi. Mjeku i urgjencës, i cili ndërhyri në vendngjarje, nga ekzaminimi fillestar përjashtoi një vdekje të shkaktuar nga asfiksia.
Kryebashkiaku: “Kemi përjetuar momente dramatike”
“Është një tragjedi që ka prekur shumë komunitetin tonë dhe kam qenë me familjen e vogëlushit deri para pak minutash për të dëshmuar për afërsinë tonë njerëzore dhe institucionale.
Po e ndjekim historinë me punonjësit tanë socialë, edhe sepse ka pasur momente dramatike. brenda një shkolle, përballë shumë fëmijëve shokë të klasës”.
Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Quartos, Antonio Sabino, lidhur me vdekjen e dhjetëvjeçarit mëngjesin e sotëm në shkollë.