Dy vrasje kanë tronditur Stambollin! Të dyja kanë ndodhur brenda gjysmë ore. 19-vjeçari Semih Çelik, rreth orës 15.30 vrau me thikë të dashurën e tij, Ayşenur Halil.
Gjysmë ore më pas, i preu kokën ish të dashurës së tij, İkbal Uzunerit. Pasi për gjysmë orë kreu dy vrasje makabre, vendosi që t’i jepte fund edhe jetës së tij. Ai kreu vetëvrasje duke u hedhur poshtë nga muret e Edirnekapi. Nga rrëzimi ndërroi jetë në vend, ndërsa me vete kishte një fletore me figura njerëzore të fragmentuara të vizatuara me laps.
VIDEO:
Babai i Celik tha se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe merrte ilaçe.
Nga hetimet e mëtejshme, media turke bënë me dije se Semih Çelik kishte 3 precedentë penalë në Polici, e po ashtu, ishte shtruar 5 herë në spital psikiatrik. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e vrasjes së dy vajzave.
Kohët e fundit, Turqia është tronditur vrasjet e grave. Një organizatë turke ka numëruar 290 vrasje që nga fillimi i vitit dhe më shumë se 160 “vdekje të dyshimta”, të cilat autoritetet i kanë renditur si vetëvrasje ose aksidente. Në fund të shkurtit, në të gjithë vendin u kryen shtatë vrasje të grave në një ditë të vetme. Turqisë iu tërhoq vëmendja në vitin 2021 nga Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.