Raste analoge të përdorimit të maskave silikon ka pasur për herë të parë në vitin 2014 Ilir Kupa pasi ishte arratisur nga Burgu i Greqisë dhe ishte në kërkim nga policia shkon dhe organizon në mes të ditës një grabitje “festive”.
Banda e “Babagjyshëve”
Grupi i përbërë nga njëmbëdhjetë persona ishin kthyer në tmerrin e bizneseve në vitin 2014 duke shënjestruar vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë.
Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.
Në mesin e grabitjeve të bujshme të argjendarive, është ajo e vitit 2014 në qendrën tregtare në Tiranë, TEG, ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Sigurisht…të maskuar! Kryesorja ishte veshja si “Santa Claus”, por nuk mjaftoheshin vetëm me mjekër.https://www.youtube.com/embed/vfEyNbGbuGQ?feature=oembed
Disa prej anëtarëve sipas burimeve zyrtare të policisë mbanin maska silikoni për të mbuluar krejtësisht tiparet e tyre. E megjithatë edhe pse ishte shumë e vështure, grabitësist nuk i shpëtuan dot indetfikimit me metada speciale nga ana e policisë e më pas u realizua arrestimit i tyre. Megjithatë kjo ngjarje “shtruan” rrugën për “kolegët” e tyre.
Më 9 prill 2019, ndodh një nga grabitjet më të mëdha që është shënuar në vend, ajo e Rinasit.
Gjithçka ndodhi në më pak se pesë minuta në një koordinim perfekt, plan i mirëmenduar nga 40-vjeçari Admir Murataj, i cili vetë mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë.
Këta të fundit as që e kishin parë një personazh të tillë për një arsye shumë të thjeshtë, maskën e silikonit që ai mbante në kokë. Përveç fytyrës ajo mbulon edhe qafën dhe një pjesë të gjoksit. Me të u bë i paidentifikueshëm, por kjo nuk e ndihmoi që t’i shmangej plumbit që do t’i merrte jetën.
Për shkak të rëndësisë së grabitjes, e cila vuri në dyshim edhe sigurinë kombëtare, por edhe prej mbulimit në media, kjo metodë u “përqafua” shpejt edhe nga kriminelë të tjerë.