“Zgjodha Shqipërinë për të shijuar këtë mjedis dhe këtë det,”- thotë Carmine Iampietro, i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Favoret fiskale që vendi ka për moshën e tretë.
“Kam ardhur edhe këtu në Durrës pas përjashtimit nga taksat. Këtu pensionet nuk tatohen: pensioni im bruto. është 1500 euro, në Itali kam paguar rreth 350 euro taksa Në Itali është e pamundur të jetosh në mënyrë dinjitoze. Shiko ku jemi për aperitiv. Në pishinë, buzë detit,”-thotë Iampietro.
CARMINE IAMPIETRO
Edhe një tjetër e moshuar që ka gjetur strehim në Durrës duke e lumtur me qëndrimin në vendin tonë.
“Tani ulem, më shërbëjnë, ha peshk. Mendon se në Itali me 1300 euro i bëj dot këto? Të ulem në restorant të ha peshk, ëmbëlsira, verë? Kam një mike që punon edhe 80 vjeç. Këtë kualitet jete më ofron Italia. Po zhduku!”
Roberta Zanninoni e agjencisë “Eja të jetosh në Shqipëri” shpjegon se ndër arsyet pse italianët gjithnjë e më shumë nuk janë thjesht përjashtime nga taksat: Ata vijnë këtu për klimën, koston e jetesës, kujdesin shëndetësor, mjekësinë. Vizitat kushtojnë më pak.
Programi Rete 4 tregoi edhe disa nga apartamentet në Durrës, ku mund të jetoni me çmime të përballueshme.
“Lehtësimi i taksave që kam më lejon të jetoj mirë këtu dhe ndoshta të ndihmoj djalin tim që është në Itali,”-thotë një prej të moshuarve që jeton në Vlorë. Të tjerë janë mbledhur për një drekë që u llogaritet 30 euro për kokë, të cilën në Itali thonë se do u kushtonte të paktën 400-500 euro.
Sipas të dhënave të reportazhit të “Rete 4“, 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë. Këtu kanë zgjedhur që të kalojnë vitet e fundit të jetës, nën kujdesin e të tjerëve. Madje disa prej këtyre të moshuarve kanë vendosur edhe të blejnë apartamente. Në Itali mund të jenë thjeshtë pensionistë, ndërsa në Shqipëri, edhe “investitorë”.