Pas vrasjes së komandantit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, Irani ka vendosur t’i përgjigjet Izraelit, duke lëshuar mbrëmjen e sotme dhjetëra raketa.
Pas sulmeve, sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite ka dalë me një deklaratë.
“Pak kohë më parë, raketat u lëshuan nga Irani drejt shtetit të Izraelit. Ju udhëzojmë të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni me saktësi udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, ishte mesazhi për qytetarët.
“IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur civilët e shtetit të Izraelit.”, thuhet ndër të tjera.