
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02: 00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur Ura e Teqes.
Mjeti tip Golf ka dal nga rruga. Në mjet kanë qenë 2 persona, shoferi Gabriel Lluca, rreth 24 vjeç dhe Denis Korbi, 24 vjeç.
Të aksidentuarit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetonin lëndimeve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.