
Reshjet e dendura të shiut dhe era kanë sjellë dëme të shumta në kryeqytet. Problemet variojnë nga rrëzimi i pemëve, te shkatërrimi i objekteve të ndryshme metalike e llamarine.
Nga era e fortë janë dëmtuar lehtë edhe 20 persona. Ata kanë kërkuar ndihmë te Spitali i Traumës. 10 prej tyre, pas mjekimit janë larguar nga spitali, ndërsa 10 të tjerët po marrin aktualisht mjekim.