
Shqipëria përballet me nivele të larta të ndotjes akustike, kryesisht nga trafiku dhe lokalet. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2024 tregon se në shumicën e qyteteve të monitoruara, niveli i zhurmave ditën (mbi 55 dB) dhe natën (mbi 45 dB) tejkalon kufijtë e lejuar.
• Ditën: vetëm Lushnja është brenda limiteve; niveli më i lartë i zhurmës është në Tiranë (+15.1%), Vlorë (+14.7%), Sarandë (+13.6%) dhe Gjirokastër (+11.1%).
• Natën: brenda kufijve janë vetëm Kukësi, Përmeti dhe Lushnja; më problematike rezultojnë Vlora (+18.75%), Tirana (+16.51%) dhe Saranda (+14.6%).
Në qytetet më të vogla si Kukësi, Pogradeci, Përmeti dhe Lushnja, zhurmat regjistrohen më të ulëta.