
Kanë dalë detaje të tjera për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në fshatin Abat, në Shalë. Mësohet se viktima, Piro Prroni (personi në foto), dhe autori, Ndoc Maçaj, janë kushërinj.
Konflikti mes palëve ka ndodhur për tokën e zënë. Sherri mes tyre ka nisur ditët e fundit, kur po bëheshin matjet për t’u pajisur me çertifikata. Burimet thonë se dy kushërinjtë kanë pasur pretendime mbi pronësinë dhe prej vitesh kanë qenë në konflikt për pronën në fjalë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forca të FNSH-së janë vënë në ndjekje të Ndoc Maçajt. Deri në këto momente nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.