
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT, ku në pranga ranë dy persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë se pronari i një objekti në zonën e Kombinatit ai i cili i ka kallëzuar në polici. Bëhet fjalë për një tendë pa leje në Kombinat, e cila u kontatua nga 4 punonjësit e IMT-së. Por, pasi u konstatua se ishte pa leje dhe do të prishej, njëri prej tyre ishte rikthyer sërish duke i kërkuar pronarit 1 mijë euro në mënyra që të mos prishej tenda. Menjëherë pas kësaj, pronari i objektit ka lajmëruar policinë, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të 4 punonjësve të IMT.
Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte, në mënyrë që të dokumentohej rryshfeti. Paratë iu dorëzuan njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit. Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Mirëpo prezenca e policisë është vënë më re nga inspektorët. Në këtë moment, ata kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.
Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Dy të tjerët janë liruar se s’kanë rezultuar sipas pamjeve filmike të kenë marrë para.
Siç u mësua më herët, aarrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në Kombinat ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Ende nuk ka një njofim zyrtar nga autoritetet, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen rreth operacionit.