
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila në 2021 iu bashkua kreut të Partisë Demokraike Sali Berishës në turin e ‘Foltores’ dhe më pas në atë që u konsiderua si Rithemelimi i PD-së, në një postim të fundit i ka bërë thirrje SPAK të hetojë deputeten Albana Vokshi.
Kokolari ka denoncuar se deputetja është përfshirë në një konflikt interesi sa i përket koncensioneve të kompanisë AlbPetrol. Konkretisht aktivistja ka publikuar një vendim nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, në lidhje me padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit, të cilët kërkojnë nga qeveria 110 million dollar dëme financiare. Në vendim thuhet se Arjan Tartari, pronar i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit Mbikëqyrës, së AlbPetrolit.
Kokolari shprehet se më vonë të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve u zhdukën dhe SPAK duhet të hetojë. Në vendimin e publikuar thuhet se: “Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin”.


Evi kokolari: Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit. Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qënë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit. Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 million dollar dëme financiare. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë. Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 million dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan. Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj.
Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit.
Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve. Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë:
1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet
2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre.
Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi vetëm korrupsion të pastër të abuzimit të postit së Vokshit si politikane, por dhe Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qënë pjesë e këtij aferi, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate.
“Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet”.
Çfarë ka ndodhur
Konflikti në fjalë përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co.Ltd, një kompani e regjistruar në ishujt Cayman me pronarë shqiptarët, Naim Kasa, Kreshnik Greza dhe amerikanin Mark Crawford, ish kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë. GBC, e cila tashmë përfaqësohet nga Omni, fitoi një arbitrazh prej 13 milionë dollarësh kundër Shqipërisë në vitin 2020 nga gjykata e arbitrazhit ICC në Zvicër.
Në viti 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë vendburimet e naftës, që tani ishin nën pronësinë e GBC Oil me argumentin se kompania nuk kishte përmbushur detyrimet e marrëveshjes koncesionare si dhe kishte miliona dollarë borxhe të papaguara në shtet.
Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih duke kërkuar 110 milionë dollarë kompesim nga qeveria shqiptare. Në Korrik të vitit 2020, Gjykata hodhi poshtë pjesën më të madhe të pretendimeve të GBC Oil, por e gjobiti Shqipërinë me 12.7 milionë dollarë, para të cilat qeveria duhet t’ia paguante GBC Oil si kompesim për të neutralizuar rritjen e taksave pas marrëveshjes koncesionare. Në korrik të vitit 2023, Omni Bridgëay hapi gjyq në gjykatën Federale të Uashingtonit duke kërkuar njohjen e vendimit nga Gjykata Amerikane. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Uashingtonit i dha të drejtë kompanisë duke njohur vendimin e arbitrazhit për gjobën.