
OKB-ja ka shpallur zyrtarisht gjendjen e urisë në Gaza, e para në Lindjen e Mesme. Siç thekson komiteti IPC (Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore), situata është “katastrofike” për 500,000 njerëz në enklavë.
Uria është konfirmuar tani në guvernatoratin e Qytetit të Gazës, i cili mbulon afërsisht 20% të Rripit. Kreu i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Volker Turk tha se uria në Gazën veriore është shkaktuar ngq qeveria izraelite, ndërsa paralajmëroi se vdekjet nga uria në enklavë mund të klasifikohen si krim lufte.
“Uria e shpallur sot në Guvernatoratin e Gazës nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite”, tha ai.
Ndërkohë, Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) ka lëshuar një përgjigje të ashpër.
“Ky është një raport që synon të krijojë një përfaqësim të rremë dhe të mos pasqyrojë realitetin në terren”, thuhet në deklaratë.