
Të shtëna me amë zjarri raportohen në Kombinat. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punoj për kapjen e tij.
Ai ka qëlluar me armë pas sherrit me një person tjetër.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.
Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.