
Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë “Ali Mihali” po përballen me mungesën e pagës dhe kërcënimet për heqjen nga puna. Nisur nga kjo, 25 sanitare kanë protestuar ditën e djeshme para godinës së spitalit edhe për kontartën e punës, sigurimet dhe kushtet e vështira që hasin në punë.
Ato kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e spitalit dhe me përfaqësuesen e firmes private që menaxhon sanitaret, por takimi nuk është zhvilluar prej gati dy muajsh.
Pas kësaj ngjarjeje, Inspektoriati i Punës është shprehur se do të interesohet për situatën, për të gjetur një zgjidhje. Me anë të një deklarate në rrjetet sociale drejtoria e spitalit ia ka kaluar përgjegjësinë firmës private.
“Bashkëpunimi ynë me kompaninë dhe stafin vijon normalisht, duke garantuar cilësitë dhe standardet e higjienës në të gjitha ambientet spitalore”, thuhet në reagim.
Ndërkohë sanitaret kanë paralajmëruar se do të sabotojnë punën nëse nuk gjejnë një zgjidhje.