
Kur flasim për “Shqipërinë turistike”, vërejmë shumë realitete të përziera. Nga njëra anë, është entuziazmi për bukuritë që ofron natyra shqiptare, nga ana tjetër, ka shumë shqetësime reale që i shprehin hapur turistët, sidomos përmes platformës TikTok.
Po për çfarë ankohen turistët?
Transportin publik
Autobusët në Tiranë nuk kanë orare fikse, stacionet pa sinjalistikë dhe shpesh mungon informacioni i domosdoshëm për udhëtarët. Po ashtu, linjat e transportit publik janë të rralla dhe jo në çdo vend ka transport publik, sidomos në pika turistike në Shqipëri. Një vajzë tregon pamje nga pushimet e saj në Shqipëri, trafik, shumë njerëz në urban dhe dyre që nuk mbyllen.
Çmime të larta dhe shpesh të paqarta
Shqipëria në korrik dhe në gusht ka çmime të shtrenjta dhe plazhet janë të mbupipulluara, shprehet një turiste. Dy djem nga Italia shkojnë për të blerë një bluzë në një dyqan, çmimi i asaj bluze ndryshon me 5 euro për 2 minuta.
Mbetjet dhe ndotja
Nga plazhi te pyjet, ndotja është e pranishme.
Ndërtime dhe urbanistikë e çrregullt
Plazhet po mbulohen me ndërtime dhe pa konsideratë për natyrën, këtë e shprehin dhe turistët me vidoet e tyre. Një turist shprehet se Ksamili është i bukur në rrjete sociale, por kur e viziton nga afër nuk të jep më atë përshtypje. Po ashtu dhe një turiste tjetër përmes një vidoeje tregon se në vendet turistike në Shqipëri ka ndërtime masive në mes të sezonit.
Një nga ankesat e turistëve është fakti se në Shqipëri kërkohet lekë cash për të bërë pagesa. Siç e thotë dhe kjo vajza në video!
Po ju si mendoni? A kanë të drejtë turistët me ankesat e tyre për Shqipërinë turistike?