
Lista e gjatë e vendimeve të miratuara nga qeveria në muajt prrill, maj e qrshor tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare. Pas ‘Saranda Tower’, një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë në zemër të qytetit bregdetar të Sarandës, trendit nuk i ka shpëtuar as Vlora.
Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave po betonohet masivisht. Konkretisht në dokumet thuhet se leja e ndërtimit për ‘Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë jepet me vendndodhje në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues subjektin ‘G&E Investment’ sh.p.k.


Sipas një dokumenti të publikuar nga Voxnews, firma “G&E Investment”, e cila është themeluar në vitin 2022 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekë.
Aksionerët e saj janë Gledis Çela dhe Endrit Shabani me nga 50 % të aksioneve. Fati dhe ndoshta lidhjet e tyre e deshën që ata të merrnin një super leje në një zonë tepër të lakmuar, për të vendosur një tjetër çiban në bregdet.