
Petrit Alkollari, 58 vjeç, i plagosur rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma në spital.
Ngjarja, e cilësuar fillimisht si aksident pune, solli arrestimin e inxhinierit të kantierit, Agim Spahiu, 56 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Sipas familjarëve, Alkollari pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u intubua vetëm pak orë pas mbërritjes në spital, pa shenja përmirësimi deri në vdekjen e tij.
Me ndarjen nga jeta të 58-vjeçarit, pritet që hetimet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësinë konkrete për humbjen e jetës së tij në vendin e punës.