
Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Piku i të nxehtit pritet të regjistrohet në qarqet e Shkodrës dhe Elbasanit, ku termometri do t’i afrohet vlerës ekstreme prej 40°C.
Sipas parashikimeve meteorologjike, pasditet do të shoqërohen me kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat lindore të vendit, megjithatë mundësitë për reshje mbeten thuajse të papërfillshme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, ndërsa në orët e mesditës pritet rritje graduale. Vlerat do të luhaten nga 15°C në zonat verilindore deri në 40°C në qytete si Cërriku dhe Ura Vajgurore.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor. Si pasojë, në brigjet detare parashikohet dallgëzim i ulët.
Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për grupet më të ndjeshme ndaj të nxehtit, veçanërisht në orët e mesditës kur rrezatimi diellor është maksimal. /korrieri