
Në Partinë Demokratike, listat për deputetë kanë shkaktuar polemika, pasi disa nga fituesit e primareve nuk janë përfshirë në listat e mbyllura. Hysen Kadiu, fituesi i primareve në qarkun e Tiranës, ka qenë i pari që ka reaguar, duke shprehur zhgënjimin e tij për përjashtimin nga lista e mbyllur.
Ndërkohë, në listën e hapur të Tiranës është përfshirë Elton Rroshi, kandidati nga Kavaja, i cili është djali i xhaxhait të Elvis Rroshit, ish-kryebashkiakut që u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit. Ky vendim ka ngjallur debat, duke sjellë kritika për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve nga selia blu./korrieri