
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala zbuloi se Veliaj ka kërkua psikiatër pasi pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar dhe për këtë arsye ka folur në mënyrën që kanë treguar përgjimet e SPAK.
“Janë urdhra edhe në dosjen hetimore. Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë” – tha ndër të tjera Lala.