
Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin për të mos pranuar rekurset e paraqitura nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Të dy ata ishin duke kundërshtuar vendimet gjyqësore lidhur me kontrollin në kompanitë e tyre, ku SPAK dyshohet se ka siguruar prova për hetimin që po kryen lidhur me çiftin Xoxa – Veliaj.
Në këtë kontekst, Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Njoftimi i Plotë:
GJKKO
61001-00090-00-2025
ARBER VELIAJ,
Shoqëria “GOGEL” SH.P.K,
Shoqëria “PARTNERS LAË” SH.P.K,
AJOLA XOXA
Nenet 202, 202/a, 203, 204, 205, 206, 207, 298 të Kodit të Procedurës Penale.
A.BOKSI
Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik “Gogel SHPK” dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare “Partners Laë” SHPK, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ky vendim është një hap tjetër në hetimin që po zhvillohet ndaj familjes Veliaj dhe përpjekjeve të tyre për të anuluar kontrollet gjyqësore të zhvilluara në kompanitë e tyre. /korrieri