
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 personat janë djegur brenda mjetit.
Sipas policisë në këtë aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 25-vjeçar dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë e moshave 20-vjeç, 24-vjeç dhe 22-vjeç.
Identitetet e 4 të rinjve që humbën jetën nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, janë zbardhur.
Mësohet se ata janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.
Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi.
Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.