
SKANDAL/ Mijëra pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, AIBA vijon shpërndarjen e vezëve
Gripi i shpendëve ka prekur Shqipërinë, duke shkaktuar ngordhjen e mijëra pulave, veçanërisht në stabilimentet e zonës së Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Bujqësisë, përmes Drejtorive Veterinare, ka urdhëruar karantinimin e zonave të prekura për të parandaluar përhapjen e virusit. Gjithashtu, është ndaluar shpërndarja dhe tregtimi i mishit të pulave dhe vezëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Pas raportimeve të para nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është konfirmuar se më shumë se 1,800 pula kanë ngordhur në stabilimentin e kompanisë AIBA në Durrës. Megjithatë, pavarësisht ndalimit të qarkullimit të produkteve të shpendëve të prekura, ka dyshime se kompania ka vijuar shpërndarjen e vezëve në treg.
Sipas vëzhgimeve të gazetës “Korrieri”, gjatë ditës së sotme, një automjet i kompanisë AIBA është parë duke shpërndarë vezë në marketet e rrugës “Pjetër Budi” në Tiranë, rreth orës 09:56. Ky veprim ka ndodhur në kundërshtim me masat e urdhëruara nga autoritetet, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë ushqimore dhe zbatimin e rregullave të karantinës.
Institucionet përkatëse pritet të marrin masa ndaj përgjegjësve për këtë shkelje të mundshme, ndërsa qytetarët këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin blerjen e produkteve të dyshimta deri në një njoftim të dytë nga autoritetet shëndetësore.
Më herët mijëra pula ngordhën te stabilimenti i REA’s duke sjellë karantimin e saj.
Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshatin Maliq Muҫo pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë për ngordhjen e disa shpendëve.
Mësohet se ferma e vendosur në karantinë është e kompanisë Rea’s.
Shërbimi veterinar ka marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës, ISUV.
Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.
Subjekti raportohet se ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.
“Menjëherë pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, qarku Durrës nga subjekti “Rea’s” shpk me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës për ngordhje shpendësh, shërbimi veterinar është paraqitur dhe ka vendosur fermën në karantinë./korrie