
1848 pula të ngordhura te AIBA , gripi i shpendëve pushton Durrësin! MERRET VENDIMI
Tjetër vatër e gripit të shpendëve në Rrashbull të Durrësit, 1848 pula të ngordhura te ‘AIBA’.
Ndalohet transporti dhe tregtia e shpendëve në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas e Gjepalaj.
Më herët mijëra pula ngordhën te stabilimenti i REA’s duke sjellë karantimin e saj.
Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshatin Maliq Muҫo pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë për ngordhjen e disa shpendëve.

Mësohet se ferma e vendosur në karantinë është e kompanisë Rea’s.
Shërbimi veterinar ka marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës, ISUV.
Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.
Subjekti raportohet se ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.
“Menjëherë pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, qarku Durrës nga subjekti “Rea’s” shpk me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës për ngordhje shpendësh, shërbimi veterinar është paraqitur dhe ka vendosur fermën në karantinë./korrieri