
Ato janë vajza të bukura, sharmante, shpesh edhe me karrierë. Por për shkak të lidhjeve që krijojnë me djem problematikë, përfshihen në krime të rënda, si ishte rasti i të dashurës së Safet Bajrit, Eria Ago ish-misit, e cila dyshohet si e implikuar në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër. Cilat janë disa nga rastet kur vajzat janë përfshirë në krim?
Imelda Tasho
Një diplomate karriere, u përfshi në vrasjen e Genci Sinës, shofer i ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Tasho ishte në një lidhje me Altin Arapin, anëtar i organizatës Hakmarrja për drejtësi. Pasi përfundoi burgun, Imelda u largua nga vendi dhe u martua me Arapin.
Valbona J.
E penduara e bandës së Durrësit u përdor të nxirrte në pritë Marsek Sotirin që u ekzekutua nga grupi kriminal. Valbona u mbajt peng për 18 muaj që të mos tregonte vrasjen dhe të identifikoheshin anëtarët e bandës. Ajo dëshmoi vite më vonë në gjykatën për krime të rënda në procesin ndaj Lulzim Berishës, Indrit Dokles, Plarent Dervishaj dhe të pandehurve të tjerë.
Adiola Lakra
U arrestua nën dyshimet se nxori në pritë Hekuran Billën, një i dënuar për vrasje që ishte liruar me kusht. Lakra ishte në një lidhje me Billën, por atë kohë u dyshua se kishte bashkëpunuar me Sebastian Malin, nipin e Viktor Markut i akuzuar për ekzekutimin e Billës. Hetimet për rastin në fjalë dështuan dhe Lakra me dy të dyshuarit e tjerë u liruan.
Kejvina Kthjella
Modelja e njohur ishte në një lidhje me Redjan Rrajën, një eksponent i njohur në Nikël, i cili është dënuar përjetë për atentatin te mbikalimi i Shkozetit ndaj Arjan Ndoj ish-prokuror. Ndoj mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij Aleksandër Laho alias Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku. Rraja e përdori ai alibi modelen dhe ajo u pyet nga hetuesit. Kthjella kërkoi në gjykatë dhe kthimin e një makine luksoze që ia kishte blerë Rraja./vna.al