
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Open” në News24 tha se pjesë e provave që kanë dorëzuar sot prokurorët për Erion Veliajn, është edhe një përgjim që i është bërë pasi është çuar në qelinë e burgut në Durrës. Sipas Lalës, përgjimet kanë treguar se Veliaj jo vetëm mund të intimidojë por edhe të vërë në rrezik edhe në marrjen e provës.
“Ajo çfarë ka qenë surprizë për avokatët janë disa përgjime. Veliaj është përgjuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Më 12 shkurt iu komunikua akuza dhe më 13 shkurt, sipas urdhrit, Veliaj u transferua në pparaburgimin e Durrësit, ku i janë bërë përgjime ambientale të autorizuara nga prokuroria.
Zoti Veliaj është përgjuar jo vetëm me vëllain, por edhe me persona të tjerë. Këto sipas prokurorisë, kanë qenë tentativë të zotit Veliaj për të intimiduar hetuesit, por edhe prokurorët e posaçëm dhe njerëzit e drejtësisë. Është një çështje diskrete dhe më duhen të dhëna për ta sqaruar më gjatë. Por fakti që janë përgjime të autorizuara dhe janë shoqëruar me veprime konkrete. Porositë që ka dhënë Veliaj për persona të tretë janë zbatuar pikë për pikë, tregojnë faktin se Veliaj mund të tentojë ushtrojë ndikim apo presion ndaj dëshmitarëve dhe të ndikojë në vullnetin e tyre.
Për këtë aspekt, prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës” – tha Lala.