
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës mbrëmjen e sotme, ku mësohet se ka zhvilluar një takim me kryetaren e komanduar.
Makina e Ramës është parë e parkuar jashtë ambienteve të Bashkisë, teksa kreu i qeverisë është takuar me Anuela Risanin, katër nënkryetarët si dhe drejtorët e Bashkisë.
Mësohet se takimi ka patur për qëllim bërjen e një analize javore të punës së Bashkisë së kryeqytetit.
Edhe më herët, Rama ka vizituar Bashkinë, duke shprehur se do të monitorojë punët tashmë që kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli. /korrieri