
Kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas 12 orësh për protestën e banorëve të Tragjasit në Vlorë, të cilët kundërshtojnë që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin vilat në bregdetin e Dhërmiut.
Berisha ka postuar një video nga protesta, ku ka dënuar dhunën e policisë së shtetit, ndërsa fajtor për këtë situatë, sipas tij, është vetëm Edi Rama. Kreu i PD-së nuk përmend asnjë nga oligarkët që janë shkaktarët e kësaj situate.
“Edi Rama u rrëmben ujin, policia i dhunon dhe shoqëron në komisariate banorët e Tragjasit në Vlorë. Dënoj me forcën më të madhe sjelljen banditeske të narko-policisë” shkruan Berisha.
Protesta ka të bëjë me devijimin e ujit për të furnizuar resortet në Dhërmi dhe Palasë. /korrieri