
Sot zhvillohen zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Votimi
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët sipas qarqeve.
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët e PD në të gjithë qarkun, dhe anëtari/ anëtarja ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanl miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.
Kandidatët
Në këtë garë janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).
Mandatet
Dje u mësua se Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjet me aleatët për vendet në listat e PD. Kështu, mësohet se 4 mandate i jepen Partisë së Lirisë.
Nga 1 mandat i jepet Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules. Ndërsa po ashtu, 1 mandat i është ofruar edhe Shpëtim Idrizit të PDIU.
Teksa aleatët janë në lista të sigurta, sot testohen para anëtarësisë kandidatët demokratë. Praktikisht sot në primare kandidatët demokratë do të luftojnë për vetëm 19 mandate të sigurta, kurse të tjerët do të mbeten në listë të hapur. /korrieri