
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të kërkojë falje pasi takimi i tij me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale u shndërrua në atë që Rubio e përshkroi si një “fiasko”, ndërsa pyeti nëse lideri ukrainas dëshiron vërtet paqe në luftën e vendit me Rusinë.
“Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje. Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje. Kjo nuk do të thotë, që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje,”- tha Rubio në një intervistë për CNN. /korrieri