
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën duke e krahasuar me “zhaba, bretkosa dhe zhapikë”. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha se është “bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë”.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se situata në vend ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2013, duke përmendur furnizimin me energji elektrike dhe projektet e rindërtimit. Ai u ndal veçanërisht tek lagjja e re në zonën e “5 Majit”, duke thënë se shumë banorë nuk e kishin imagjinuar se një ditë do të kishin apartamente me vlerë mbi 1500 euro për metër katror.
“Këneta investoi të gjitha zhabat e tij, i futën njerëzit në shtëpi dhe i çmendën me protesta për ca banesa që ishin si kandahar dhe nuk kishin lidhje me Europën,” tha Rama, duke sulmuar protestat kundër projekteve të qeverisë.
Në fund, ai theksoi se Shqipëria ka përmirësuar reputacionin e saj ndërkombëtar dhe se rruga drejt Bashkimit Europian do të sjellë edhe më shumë përfitime. /korrieri