
Sot Gjykata e Lartë do të vendosë për fatin e ish-presidentit Ilir Meta. Ai mbahet nën masën e arrestit me burg dhe përmes rekursit ka kërkuar heqjen e kësaj mase.
Kolegji penal pritet të vendosë nëse do ta lerë nën të njëjtën masë apo do ta lehtësojë atë. Ish-presidenti u arrestuaë 21 tetor 2024 pas një hetimi 4-vjeçar të SPAK. Ai është nën hetim për korrupsion e pastrim parash. Për të njëjtat akuza hetohet dhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi.