
Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Për një pronë të marrë në bregdet, Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
Ai është pyetur për rreth 60 minuta minuta, ndërsa teksa doli nuk i kurseu ironitë. Ai tha se ndodhej për kafe me prokurorin dhe ky i fundit i kishte marrë celularin ‘gabimisht’.
Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.
Ndërkohë, mësohet se Paja është paraqitur në SPAK edhe disa ditë më parë./korrieri