
Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me vrasjen me armë zjarri të regjistruar rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”.
Autoritetet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Paulin Preka, rreth 20 vjeç. Burime bëjnë me dije ai është gjetur nga familjarët i vrarë në oborrin e banesës së tij.
Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa bën me dije se autorit/ët janë ende të paidentifikuar.
Autoritetet policore thonë se ëdhtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./korrieri