
Zv.kryetari i GJKKO-së Erjon Bani ka deklaruar se nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve publikisht. Deklarata e Banit ka ardhur pasi, kryeministri Rama ka deklaruar se në SPAK ka ekstremistë të djathtë. Bani theksoi se kush ka indicje për integritetin e gjyqtarëve le t’i adresojë në organet kompetente.
“Lidhur me inegritetin e gjyqtarëve, si GJKKO ashtu edhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i janë nënshtruar një kontrolli të pasurisë, monitorimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, përgjohen në kohë reale të gjitha mesazhet komunikimit, sa I përket inegritetit parimet nga Sttasburgu e ato ndërkombëtare kanë një parim shumë të rëndësishëm që prezumohet integriteti dhe besueeshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar, kush ka indicie ndaj integritetit duhet t’i adresojë ato në organet kompetente, nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, këtë mund ta bëjë një gjykatë më e lartë, këto janë parime që të kuptohet kjo,” tha Bani. /korrieri