
Ditën e sotme GJKKO vendosi 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.
5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.
Në vitin 2023 VoxNews e pati paralajmëruar, se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte sekuestruar telefonin e rektorit të universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku në Rinas.
Ky i fundit ishte ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin.
Rektori Sallaku, në ato momente ishte shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.
Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
Për këtë aksion të SPAK ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke i cilësuar se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me parë. /korrieri