
Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi mënyrën se si po trajtohet tema e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar se ka një mobilizim të orkestruar për të krijuar perceptimin se “këtu janë gjithë hajdutë”.
Sipas Ramës, SPAK po përdoret si një instrument lufte politike përmes denoncimeve dhe shantazheve të vazhdueshme, çka çon në një mbulim të njëanshëm dhe të ekzagjeruar të temës së korrupsionit
Rama: Sot kemi mbulim histerik të temës së korrupsionit, ku sigurisht këneta është e mobilizuar për të spërkatur me llumin gjithçka dhe këdo. Dhe për ta përdorur SPAK si një mjet të luftës politike. Duke e vënë ata në lëvizje përmes denoncimeve dhe shantazheve permanent. Kjo është një anë e medaljes dhe që krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë.
Ndërkohë pse BE e konsideron Shqipërinë se është serioze në luftën kundër korrupsionit dhe është gati për ta pritur në familjen europiane. Ku është zona më e ndotur nga korrupsioni? Aty ku ndodhen paratë publike dhe ato përdoren më shumë nga institucionet përmes tenderave. /korrieri