
Gjykata e Posacme rrëzon një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
Bëhet fjalë për kontrollet e kryera në janar të 2025 në apartamentin 11/4 në Sky Tower në pronësi të Mirton Likës ku u sekuestruan veshje dhe para cash, përfshi ato në kasafortë.
Vendimi për rrëzimin e kërkesës u mor nga gjyqtari Erjon Bani.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan sende që i kanë shërbyer hetimit.
Një ditë më herët Apeli rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e telefonit dhe sendeve e parave që u gjetën në studion e saj ligjore.
Ajola Xoxa po hetohet nga SPAK bashkë me bashkëshortin Erjon Veliaj për korrupsion e pastrim parash. Veliaj po mbahet në paraburgim pasi nda tij gjykata caktoi masën e arrestit me burg.