
Artan Imami është një ndër figurat që ka mbështetur Erion Veliajn që në ditët e para të betejës së tij për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e kullave pas godinës.
Edhe pse mungoi në listën e atyre që reaguan publikisht kundër SPAK dhe në mbrojtje të Veliajt pas arrestimit të tij, Imami është përdorur shpesh nga kryebashkiaku për qëllime propaganda dhe për përçarjen e aktorëve duke publikuar foto të tijat në vendin ku po ndërtohet teatri i ri bashkë me Eni Janin, Arben Derhemin, Alfred Trebickën, etj.

Siç mëson Gazeta Korrieri, rezulton se Artan Imami ka përfituar rreth 19 000 euro në vitin 2022 nga Bashkia Tiranë për një projekt kulturor.
Veliaj u arrestua nga SPAK me akuza të forta korrupsioni, ndërsa Ajola Xoxa u la në arrest shtëpie. Të dy ata akuzohen se kanë krijuar një skemë të madhe korrupsioni ku përfshihen edhe ndërtues të mëdhenj në Tiranë. /korrieri