
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit.
Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të GJKKO për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme nga magjistratit Engert Pëllumbi.
Gjykata e Apelit bën me dije se kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme gjyqtarja Ilirjana Olldashi është tërhiqur nga gjykimi. Ankimi i Ajola Xoxës u shyrtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi i cili tre vite më parë dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.