
Monika Lubonja është prezantuar nga mediat pranë Veliajt si ariste teksa reagoi në mbështetje të tij pas arrestimit, por siç mëson Gazeta Korrieri, ajo në fakt është punobjëse e Veliajt prej vitesh.

Monika Lubonja rezulton se ka marrë një pagë prej 1 140 euro si këshilltare e Veliajt gjatë viteve të fundit, ndërkohë që sëfundmi është drejtoreshë e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit Tirana, duke marrë një pagë edhe më të majmë në një drejtori anonime, e shpikur për të dhëna paga për personazhe publike, të cilët më pas Veliaj i përdor për të rregulluar imazhin e tij teksa u kap “mat” nga SPAK në krye të një skeme gjigante korrupsioni sipas dosjes hetimore.

Korrieri mëson se një pagë mesatare e një drejtori në Bashkinë e Tiranës tani është rreth 1 500 euro bruto.
Përveç kësaj, Monika Lubonja ndejti për muaj të tërë në Big Brother dhe e mori pagën si këshilltare. Nuk dihet në fakt si e ka këshilluar Monika Lubonja Veliajn në Big Brother, por e sigurt është se paga i ka kaluar kokërr më kokërr nga taksat e kryeqytetasve.
Më herët, Korrieri raportoi ekskluzivisht mbi pagesat që kanë marrë nga Veliaj, personazhe si Ermal Mamaqi, Noizy, Klea Huta, Ardit Gjebrea, Ilir Shaqiri, Anxhela Peristeri, etj.
/korrieri