
Ka nisur tashmë numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Deri më tani janë numëruar 134 vendvotime, nga një total prej 2.533 të tilla. E ndonëse është shumë herët për të parë një pasqyrë më të qartë të rezultatit, duket se ajo çka shihet deri tani është brenda pritshmërive dhe Exit-Polleve të publikuara menjëherë pas mbylljes së votimeve.
Kështu, në këto pak vendvotime të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% e ndjekur nga PDK me 25.10%, LDK me 17.28% dhe AAK me 8.86%.
