
BKT pjesë e skemës së skandalit të mikrokredive , si u lanë klientët pa bukë duke bllokuar llogaritë, paratë u investuan në obligacione, shteti HESHT
Çdo ditë që kalon, dalin në dritë më shumë detaje nga dosja e Prokurorisë së Tiranës lidhur me çështjen e kredive të këqija.
“Korrieri” ka publikuar më herët detaje rrëqethëse nga dosja e prokurorise4 si edhe dëshmi, ndërkohë që “Prapaskena” ka zbuluar një tjetër element të rëndësishëm nga kjo dosje, e cila tashmë i është dorëzuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Një dokument i publikuar pak ditë më parë tregonte se drejtuesit kryesorë të kësaj skeme kishin investuar 10 milionë euro në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
Por duket se përfshirja e bankës nuk përfundon këtu. Sipas disa mesazheve të siguruara nga “Prapaskena”, BKT ka bllokuar llogaritë e mijëra klientëve për të detyruar shlyerjen e borxheve të MCA. Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, është dhënë një urdhër për bllokimin e rrogave mujore të 100 mijë shqiptarëve në të gjitha degët e BKT-së në Shqipëri.

Dokumenti dhe mesazhi i dërguar në telefon
Më 26 gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës i dërgoi një shkresë bankave të nivelit të dytë me titullin: “Dërgojmë informacion për heqjen e sekuestros së llogarive bankare”. Në këtë shkresë, Prokuroria i kujtoi BKT-së se llogaritë nuk duhet të mbahen të bllokuara për më shumë se 10 ditë, nëse përmbaruesi nuk ofronte sqarime mbi statusin e sekuestrimit.

Një nga këto llogari të bllokuara ishte edhe ajo e Pal Trashajt dhe familjes së tij, çka çoi në një tragjedi – vetëvrasjen e tij me fotoksinë përpara dyerve të SPAK.
Pas ndërhyrjes së Prokurorisë në shtator, në telefonin e Trashajt u dërgua një mesazh nga BKT, ku thuhej: “Llogaria jote u zhbllokua nga PËRMBARIMI.”
Por për të ishte tepër vonë. Trashaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë.
Megjithëse disa pjesë të dosjes mbi skandalin e kredive të këqija janë bërë publike nga media, BKT ende nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar – as për autoritetet dhe as për klientët e saj. /korrieri