
Një tjetër tragjedi ajrore është raportiat në SHBA. Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia. Avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave. Të gjashtë personat në bord ishin nga Meksia, përfshirë pacienten e mitur dhe nënën e saj.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni u zhduk nga radarët rreth 30 sekonda më pas, pasi ishte ngjitur në një lartësi prej pothuajse 500 metrash. Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të përfshihen nga flakët. Kompania pronare e avionit ka deklaruar se ende nuk ka konfirmime për të mbijetuar, ndërsa autoritetet raportojnë për disa të plagosur në tokë për shkak të përplasjes së avionit me shtëpitë e makinat.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm dhe një re të dendur tymi që ngrihet nga vendi i aksidentit, pranë një qendre tregtare të frekuentuar.
Ky aksident ndodhi vetëm dy ditë pas përplasjes së një avioni të linjës me një helikopter ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Uashington, ku humbën jetën 67 persona – 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të avionit, si dhe tre ushtarakë që ndodheshin në helikopterin Sikorsky H-60. /korrieri